Një aksident i rëndë më vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se një automjet me drejtues shtetasin H.P, 44 vjeç, ka dalë nga rruga.
Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes ka gjetur menjëherë vdekjen 44 vjeçari. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.




