E rëndë në Fushë Krujë, burri i ngul thikën gruas

0
60

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku burri ka dhunuar dhe i ka ngulur thikën gruas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Nga ana e policisë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit G.Gj., 43 vjeç.

Ai dyshohet në orët e para të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij shtetasen A.Gj., 37 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Zjarr Tv Ad