Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës pasi 5 të rinj kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.
Katër të rinj të moshave, 20 vjeç, 22 vjeç, 28 vjeç dhe 23 vjeç janë arrestuar nga policia, ndërkohë që një 17-vjeçar është shpallur në kërkim.
Dyshohet se 15-vjeçarja ka mbetur shtatzënë nga ky abuzim dhe tani është 2 muajshe. Për momentin ende nuk ka detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje tronditëse.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.




