“Ecim përpara me Lulzim Bashën!”Kryedemokrati merr mbështetjen e PD Shkodër

0
157

Partia Demokratike dega Shkodër, i ka dal në mbështetje të hapur kryedemokratit Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe kërkesës së disa anëtarëve të kryesisë për të dhënë dorëheqjen.

Përmes një deklarata për media, dega e PD-së Shkodër shprehet se misioni i PD-së DHE Bashës për rikthimin e shpresës vazhdon.

Njoftimi i plotë i PD Shkodër: Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike.

Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.

Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane parë me ze dhe figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.

Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon  deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.

Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.

Ecim perpara me Lulzim Bashen.

Ju faleminderit!

 

Zjarr Tv Ad