Portret i imponuar
Post Kapanoni Rama
Edhe iriqi e kupton se pas teje s’ja vlen të rrish më o Ed Rama. Ndërkohë, ti rri… Ti vazhdon të rrish me breshkat, insektet e mushkonjat gjakpirëse që zuzasin rreth tej nga zyra në Surrel. Ti rri aty me intrigën tënde, e kur del nga bunkeri vazhdon të thithësh sërish vetëm djersë eskorte, polici, qeni, antiplumbi e çdo vasali që nuk guxon të të thotë një herë Ndal!
Nuk të thonë, se jo vetëm i ke trembur, por edhe s’të duan më. Po, po, s’të duan. S’të duan se sot ti je një rutinë., që çdo minutë jep vetëm urdhëresa vigjilence e gatishmërie, skuthërie e dinakërie për lëvizjet e ditës që ngrys dhe natës që gdhin.
Jeta për ty sot është kthyer në një post kapanoni që ndjek çdo lëvizje të Gardës që ke nën urdhër. Ti vëzhgon e nuk artikulon asgjë të re që të mbetet në mend. Me batuta klubi apo sportisti të parkut të xha Tonit kënaqesh rrethoreve me administratë. Public Relation-i yt, që deri dje ishte inteligjent, sot është kthyer në një propagandë kolkozi, bajate, që nuk pranohet më as nga udhëheqja e djeshme e KQBrpsh.
Me ty dhe batutën tënde sot qesh vetëm shoferi, kapteri, agjenti, apo oficeri nga halli mos mbetet pa dieta dhe pa rroga”.




