“Edhe kur i përzumë nuk u larguan”, ish-ambasadori: SHBA ka qenë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë

0
246

Ditën e sotme festohet 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shba. Si sot një shekull më parë, u vendos lidhja e miqësisë dhe partneritetit, me vendin simbol të demokracisë, SHBA-në. Diplomati dhe ish-ambasadori Llesh Kola, i ftuar në “Abc Live” në Abc u shpreh se gjatë gjithë këtyre viteve qëndrimi zyrtar i SHBA-së ndaj Shqipërisë nuk ka ndryshuar kurrë. Sipas ambasadorit, Amerika e ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë.

Kola: “Një gjë që është lineare dhe e them me shumë krenari është se qëndrimi zyrtar i SHBA ndaj Shqipërisë ka qenë gjithmonë në mbështetje tonë, gjithmonë pozitiv. Edhe kur ne e kishim shtetin, edhe kur nuk e kishim. Edhe kur i përzumë ata nuk u larguan. Edhe ne kemi qenë gjithmonë një popull pro amerikan dhe ata asnjëherë nuk na braktisën me politika direkte apo indirekte.”

Ditën e sotme, Ambasada Amerikane në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme, organizoi një event për të kremtuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. E prnishme ishte edhe ambasadorja Kim, e cil përcolli edhe mesazhin e Presidentin Joe Biden për Shqipërinë.

Burimi:Abcnews.al

 

Zjarr Tv Ad