Edi Rama është më i fortë se tregu

0
69

Nga Klodian Tomorri:

Liz Truss u zgjodh kryeministre në Britani para 40 ditesh. Para tre javësh, ministri i saj i Financave paraqiti minibuxhetin e parë, i cili uli tatimin mbi të ardhurat për ata që fitojnë më shumë se 150 mijë paund në vit nga 45 për qind në 40 për qind. Ajo që ndodhi më pas ishte një spektakël.

Sapo buxheti u paraqit nga ministri i financave filloi cunami. Tregu vendosi se ulja e taksave për të pasurit ishte një masë e papërgjegjshme. Interesat e borxhit të qeverisë britanike u ngjitën në qiell, vendi u përfshi në kaos financiar. Mbështetja e partisë Konservatore në elektorat ra në 20 për qind.

Të premten, Truss bëri kokë turku ministrin e financave duke e shkarkuar vetem pas 38 ditësh në detyrë. Përveç kësaj, përmbysi gjithë politikën fiskale duke anulluar uljen e shkallës maksimale të tatimit mbi të ardhurat si dhe tërhoqi planin për të ulur tatimin mbi fitimin vitin e ardhshëm nga 25 në 19 për qind. Megjithatë ka shumë gjasa që edhe Lizz Truss të paloset para Krishtlindjeve, per shkak se deputetët rrezikojnë mandatet nga renia e popullaritetit të partisë.

Tani, Edi Rama ul tatimin e dividentit në 8 për qind. Madje e bën edhe me prapaveprim. Pronarët e inceneratorëve që fitojnë 6 milionë euro në vit kur i shpërndajnë fitimet paguajnë vetëm 8 për qind taksë.

Pronarët e koncesioneve të shendetësisë, atyre të infrastrukturës, pronarët e bankave, pronari i aeroportit, ndërtuesit e kullave, resorteve, pronarët e porteve, dhe pronarët e të gjithë bizneseve që fitojnë miliona euro në vit paguajnë 8 për qind tatim mbi të ardhurat. Sepse praktikisht pjesa dërrmuese e të ardhurave të superpasanikëve vijnë nga dividenti. Ndaj nuk ka para për pedagogët, studentët, rrogëtarët, pensionistët.

Sepse Edi Rama ja u ben taksen 8 per qind ketyre, madje ja u bën dhe me efekt prapaveprues. Dhe për fatin e keq të popullit, tregu nuk e rrëzon dot Edi Ramen siç palosi Liz Trussin. Kështu që pedagogët të rrinë mirë se të pasurit tanë janë fukarenj. Nuk mbajnë dot shumë taksa.

Zjarr Tv Ad