Vlonjatët janë mbledhur dje te “Sheshi i Flamurit” dhe kanë protestuar për projektin e shndërrimit të tij. Ata kanë kërkuar transparencë për transformimin e vendit te “4 topat”.
Kryeministri Edi Rama i quajti protestuesit foltorexhinj, një ditë para se ata të mblidheshin në Vlorë. Mirëpo, një nga personat që doli dje në protestë ka reaguar dhe ka thënë se ai jo vetëm që nuk ka marrë pjesë në foltore, por është edhe i majtë.
“As jam anëtar i Partisë Demokratike, as kam marrë pjesë në foltore. Dhe meqë qenka këtu çështja, unë jam i majtë ore zotëri dhe e kam pritur atë në 2009 këtu në Vlorë. Të tjerët kishin frikë të dilnin ta takonin zotin Kryeministër. Bëheshim apo nuk bëheshim 20 veta te salla e pallatit “Labëria”, thotë një nga protestuesit.




