Edi Rama mbërrin në Berlin, nesër takohet me kancelarin Olaf Scholz

0
141

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku nesër do të zhvillojë një takim zyrtar me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Gjithashtu Rama do të takojë edhe Presidentin Frank-Walter Steinmeier. Në fokus të bisedimeve do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe reagimi i NATO-s për luftën në Ukrainë.

Agjenda:

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.

Zjarr Tv Ad