Eksperti i çështjeve energjetike, Eduart Elezi, deklaroi në Syri Tv se niveli i ujit në kaskadën e Drinit është në nivelin më të ulët historik. Më tej, Elezi tha se kemi të bëjmë me keqmenaxhim dhe vjedhje të parave të qytetarëve në sektorin e energjisë elektrike. Ndër të tjera kjo situatë sipas Elezit ka sjellë kolaps financiar tek KESH.
“Niveli 266.7 metër, në nivele shumë të ulëta, për hir të së vërtetës, pika kritike varion, ka vite që është ndërtuar Fierza, ka pasur prurje, llumëra, jemi në nivelin më të ulët historik që ka kaskada e Drinit.
Prodhimi është i lartë, rezerva hidrike që të ndalojë komplet kaskada e drinit është dikur deri në fund të muajit shtator. Kanë prokuruar energji nëpërmjet 60 tenderave të një platforme të pacertifikuar në asnjë nga institucionet që duhet ta verifikojnë.
Blenë energji dy ditore apo javore, po t’i referohesh bursës, kjo sasi energjie, merret për të plotësuar nevojat ditore, por jo të prokurosh energji për mbulimin e humbjeve. Nga keqmenaxhimi, abuzimet dhe nga pjesa tjetër kanë dy arsye, e para tendenca e rritjes së çmimit për konsumatorët, biznesin e vogël, i madh, kanë çmim të rritur.
Bëhet e dyta për justifikimin e varkave lundruese, që s’janë TEC-e, por janë gjeneratorë që punojnë me naftë D2, që ka përqindje të lartë të squfurit dhe dëmton mjedisin. Ka dhe një kosto të lartë prodhimi nga këto varkat lundruese, mbi 600 euro për megavat. 70 milionë euro për dy vjet që është kontrata, është vetëm qiraja e dy varkave. Kemi një konsum të lartë të naftës për 2 vjet, 700 milionë euro. Kostoja është shumë e lartë.”-tha Elezi.
Burimi:Syri Tv




