Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në Porto Romano, në Durrës.
Eksplozivi ishte vendosur në lokalin e shtetasit Fetah Mataj, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen 15 në Durrës.
Dëmet janë vetëm materiale ndërsa policia po kërkon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Mataj ka një sërë precedentësh penalë dhe para 3 muajsh ka dalë nga burgu,pasi ishte dënuar 5 vjet nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Mataj u arrsetua kur ishte punonjës i Bashkisë së Durrësit në parkun e automjeteve dhe u denoncua për gjobëvënie ndaj kompanive private dhe kanosje me jetë në rast mospagese. Në vitin 2015, 35-vjeçari përfitoi një ulje dënimi prej 90 ditësh nga Gjykata e Durrësit.
Edhe në vitin 2007, pronari i objektit 3-katësh ku u vendos lënda plasëse ka qenë i dënuar për kanosje, por nuk e vuajti dënimin për arsye shëndetësore.
Pas shpërthimit Fetah Metaj tha se ka qenë në gjumë në atë kohë ishte në gjum.
Për mediat ai tha se nuk ka konflikt me asnjë dhe se kjo ngjarje është bërë për ta trembur.
Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Nuk kam konflikte me asnjë, dal i lirë në qytet. E kanë bërë për të më frikësuar, por unë nuk frikësohem nga askush”, ka thënë ai.
Metaj ka qenë në burg dhe ka vetëm pak muaj që ka dal nga burgu, ai është aktivist i PS-së dhe ka punuar në Bashkinë e Durrësit.
Në burg ndodhej për gjobëvënie dhe kanosje.




