Elbasan/ Dhunoi me sende të forta të njohurin, policia i gjen heroinë në banesë

0
94

Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e së premtes në Elbasan, ku një shtetas me iniciale B.M, dhunoi me sende të forta një shtetas tjetër me iniciale A.G, të njohur mes tyre.

39-vjeçari, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi dhunoi A.G., i ka marrë automjetin duke u larguar me një femër, shtetasen me iniciale F.C., 28 vjeçe.

Gjatë kontrollit në banesën e B.M., policia gjeti doza heroine.

“Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë,”-raporton policia.

Policia raporton se 28-vjeçarja u ka bërë presion familjarëve të të dhunuarit, për të tërhequr kallëzimin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M.,  ndërsa për  shtetasen F.C, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Zjarr Tv Ad