Elbasan/ Përplaset makina dhe çiklomotori, një i plagosur rëndë

0
41

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Peqin-Elbasan në vendin e njohur si Bishqem. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një çiklomotor. Si rezultat i aksidentit ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i çiklomotorit.
I plagosuri është transportuar në kirurgjikun e Elbasanit. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Zjarr Tv Ad