Elbasan, shpërthen bombola në katin e 3-të të një banese

0
12

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit në lagjën “5 Maji”.

Sipas raportimeve paraprake flakët janë neutralizuar nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë raportohet vetëm për dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz.

Bëhet e ditur se nuk ka pasur njerëz në banesë, pasi familjarët kanë qenë në punë, ndërsa djali i vogel i familjes ka qene duke luajtur në lagje.

Pasi ka vënë re tymin, djali ka shkuar në banesë dhe ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të cilët kanë lajmëruar zjarrfikësen. Dyshohet se zjarri ka ardhur nga lënia ndezur e elektroshtepiakeve.

Zjarr Tv Ad