Elona Guri: Rama vendos edhe Durrësin në shërbimin e mafies së plehrave

0
115

Nga Elona Guri

EDI RAMA E VENDOS EDHE DURRËSIN NË SHËRBIMIN E MAFIES SË PLEHRAVE!

Edi Rama kandidoi në Durrës vetëm me një qëllim: grabitjen, vjedhjen, zhvatjen përfundimtare të çdo të mire ekonomike që ka qyteti i durrësit.

Xhepat e durrsakëve zbrasen, ndërkohë pagesat për mafien shtohen.

Trefishimi i tarifës së pastrimit, nuk do të thotë trefishim të shërbimeve të pastrimit.

Përkundrazi, do të thotë trefishim i vjedhjes, trefishim i korrupsionit, trefishim i varfërimit të çdo familje dhe biznesi durrsak, për të kënaqur orekset financiare të kryeoligarkut Edi Rama dhe ogiçëve të tij.

Zjarr Tv Ad