E shtunë, Prill 4, 2026
Ballina Aktualitet “Emocione dhe kujtime të bukura”, Basha poston foto me bashkëshorten nga Universiteti...

“Emocione dhe kujtime të bukura”, Basha poston foto me bashkëshorten nga Universiteti Utrehtit në Hollandë

0
70

Ish-kreu i PD, njëherazi deputeti Lulzim Basha ndodhet në Hollandë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e pritjes për ish-studentët e Universitetit Utrehtit.

Basha ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, Aurelën, teksa shkruan se ka plot emocione dhe kutime të bukura me këtë rikthim në universitet.

“Plot emocion dhe kujtime të bukura rikthimi bashkë me Aurelën në Universitetin e Utrehtit. Me ftesë të Rektorit morëm pjesë në pritjen për ish-studentët, një traditë e veçantë e universitetit, që na bashkon me miq dhe kolegë të rinj dhe të vjetër, në një vëllazëri njerëzore e profesionale! #alumniuu #sharingdays”s hkruan Basha në postimin e tij.

Kujtojmë që Lulzim Basha dhe Aurela, universitetin e kanë kryer në Hollandë, ku edhe kanë nisur lidhjen e tyre që më pas u kurorëzua në martesë, ndërsa sot kanë dy vajza.

Zjarr Tv Ad