Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së PD. Partia Demokratike ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në zgjedhjet e 6 Marsit.
Pas mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, PD ka zyrtarizuar emrat që do të garojnë në zgjedhjet vendore përballë kandidatëve të dalë nga partitë e tjera. Theksojmë se PD ishte partia e fundit e cila nuk kishte konfirmuar kandidatët e 6 Marsit.
PD ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në 6 Mars:
Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku
Bashkia Dibër: Luan Haka
Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 Mars, në 6 Bashki të vendit. Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi kërkesën e 11 forcave politike, që dorëzuan të hënën në KQZ kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 Marsit.




