Emri i Ilir Metës në dosjet e ish-Sigurimit, Lubonja: Intrigë politike e qepur keq, nuk e besoj ta ketë bërë Rama se ai është mjeshtër

0
278

Analisti Fatos Lubonja thotë se deklarata e Autoritetit të Dosjeve se politikani Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, është një intrigë politike e qepur keq. Nuk e besoj dot ta ketë bërë edhe Rama vetë, tha ai.

“Intrigë politike e qepur shumë keq nga të gjitha anët. Nuk e mendoj dot as nga Edi Rama se ai është mjeshtër i intrigave, se është e qepur aq keq. Nga ana tjetër mendoj se ka qenë dhe Edi Rama. Kjo më bën të mendoj se çfarë ka ndodhur këtë njeri?!”, u shpreh Lubonja.

I ftuar në emisionin “Open”, analisti tregoi se procedura e ndjekur për këtë rast është e paqartë pasi nuk saktësohet se çfarë roli ka pasur Ilir Meta, nëse vërtet ka qenë pjesë e ish-Sigurimit.

“Por procedura si është bërë është krejt e paqartë. Për çfarë bëhet fjalë, për bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të kapur në krim, i cili jepte herë pas here të dhëna dhe ky ka një dosje të tillë. A bëhet fjalë për një rast të tillë? Ka shumë situata që nuk janë të qarta në këtë rast”, vijoi Fatos Lubonja.

Zjarr Tv Ad