Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ishte i pranishëm në protestën e dytë të organizuar për ngjarjen e te riut Lear Kurtit.
Në një intervistë për Euronews Albania drejtpërdrejtë nga ambientet e Kryeministrisë, godina para së cilës ishin mbledhur qytetarët, Brahimllari tha se i është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë në protestë nga rrjetet sociale.
Gazetari Ferhati raportoi gjithashtu se në protestë janë parë deputetë, ish-deputetë dhe zyrtarë të Partisë Demokratike gjithashtu.
Qytetarët ndezën qirinj për 32-vjeçarin para ministrisë, ndërsa gjuajtën me miell efektivët dhe me domate godinën.




