Erion Veliaj feston sot ditlindjen, Anduela Ristani: Të kam në mendje çdo ditë…

0
0

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, feston sot 46-vjetorin e tij të lindjes, një ditë që këtë vit ai e feston në qeli, aty ku dhe ndodhet prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ka qenë kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila ka ndarë një foto nga ditëlindja e Veliajt para 10 vitesh kur festoi si kryebashkiak.

“Kjo foto nga ditelindja jote e pare ne BT, per 36 vjetorin me ben sot vecanerisht kuptim. Une kisha mbledhur gjithe shprehjet e tua me tipike dhe i printuam ne bluza per te gjithe. E preferuara ime ishte “Shtriju tek dera deri sa te mbarosh pune”, menyra jote per te na bere te ishim po aq kembengules e absolutisht te padorezuar si ty.

Ishte shume e bukur kjo feste “surprize” kur lexonim njeri-tjetrin dhe fytyrat na ndriconin shprese. Mediat shkruan “cunat e kryetarit” i bejne dhuraten e vecante! Aty kuptova qe puna ime ishte pune “cunash” dhe se media nuk di asgje, po asgje fare! Dy te verteta te pandryshueshme! Sot te kam ne mendje si cdo dite dhe urimi nuk i ben drejtesi shpreses qe kam per ty! Me dashuri, anu”, shkruan Ristani.

Zjarr Tv Ad