Erion Veliaj ironizon Tabakun: Nder që e kam shok e vëlla Edi Ramën! Ju i përzini drejtuesit tuaj me shkelma (Përmendja e Olldashit)

0
62

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, prej më shumë se një ore po dëshmon në Komisionin Hetimor për inceneratorët që është ngritur në Kuvend. Në një moment të fjalës së tij, Veliaj ka thënë se e kishte për nder që e kishte shok dhe vëlla Edi Ramën.

“Në dallim nga ju që përzini me shkelma drejtuesit, unë Edi Ramën e kam për nder që e kam shok, e kam vëlla, e kam mentor, e kam koleg”, tha kryebashkiaku Veliaj, duke ironizuar Tabakun, për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Kryebashkiaku përmendi dhe ish-ministrin e ndjerë Sokol Olldashi, i cili kishte vënë në dukje situatën me mbetjet në Tiranë qëkur kryebashkiak ishte Lulzim Basha.

Pjesë nga përplasja Tabaku-Veliaj në Komision:

Veliaj: Bashkia e Tiranës ka një histori, nuk e filloi me mandatin tij. Kur përmenda Olldashin, përmenda ministrin Olldashi, që e nis këtë histori që më 2011, kur kishte ardhur një administratë e re me Bashën. Olldashi thotë “duke parë që situata e menaxhimit të vend-depozitimit të Sharrës, ka pasur probleme, kërkojmë ndërhyrje”. Këtu është përtej të majtës e të djathtës.

Tabaku: Nuk është morale, etike, njerëzore, normale për një njeri që nuk jeton më.

Veliaj: Është një abuzim total, se është shkresë e një ministri. Sa e donit Olldashin, e pamë në zgjedhje. Ai i thotë Bashës në atë kohë se situata me mbetjet është jashtë kontrollit, madje thekson se pasojat do të ishin katastrofike.

Tabaku: Olldashi e bëri një komision për Ramën, arriti në rezultate të suksesshme.

Veliaj: Nuk e bën dot vezën e Olldashit.

Tabaku: Po merresh me dikë që nuk jeton më.

Veliaj: Po i referohem ministrit që vajti e bëri kontroll te bashkia dhe administratën Basha e gjeti në këtë situatë të tillë.

Tabaku: Ti apo Edi Rama. Kush e mori vendimin për dherat 45 milionë?

Veliaj: Në dallim nga ju që përzini me shkelma drejtuesit, unë Edi Ramën e kam për nder që e kam shok, e kam vëlla, e kam mentor, e kam koleg.

Tabaku: Kujdes se po ju shet një nga një

Veliaj: Unë nuk i shes shokët e partisë. Unë dhe Edi Rama sa për dijeni…

Tabaku: Kujdes se ai ju shet. Këshilli bashkiak apo këshilli i rregullimit të territorit?

Veliaj: Unë po i përgjigjem një deputeti, kjo është e pandershme. Futesh skiç tani…. Më tregoni tani adhurimin tuaj për liderin që e nxorët me shkelma. Unë dhe Edi Rama kemi për detyrë të pastrojmë pisllëkun pas 8 janarit.

Ne sot e kemi Tiranën më të pastër. Nuk është mullar, nuk theren desh e dashër. Duke filluar nga Pazari i Ri, me glasa, me pula, me minj. Me atë shëllirën… Çdo vend i Tiranës sot është më i pastër.

Tabaku: Ju lutem fokusohemi te vendimet e Këshillit Bashkiak

Zjarr Tv Ad