Fadromat e IKMT në Prestige Resort/ Gjekmarkaj: Qeveria të tërhiqet sa më parë dhe të kompensojë dëmet. Rama godet mediat që e shqetësojnë politikisht

0
157

Nga :Agron Gjekmarkaj

Për fat të keq në Shqipëri historia e së keqes përsëritet! Shkrimtari Stefan Çapaliku ka një liber “Gjithkush çmendet sipas mënyrës së tij” !

Tek në pushteti çmendet gjithmonë njësoj ! Sulmi ndaj ” Prestige Resort ” në pronësi të “Hysenbelliu grup” nuk besoj që do të ndodhte nëse e njëjta kompani nuk do të kishte në pronësi “News 24”, gazetën “Panorama”, “Gazetën Shqiptare” dhe portalin “BalkanWeb”!

Dallëndyshja e pushtetit çuar me hyxhym në detyrë për këso punësh nuk u kujdes që ti hedhë me delikatesë ”glasat” e saj si shenja dhune, era e keqe e të cilave do ndihet gjatë në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave, por ashtu toptan drejt e në thelë !!

Personalisht kam bashkëpunuar prej 12 vitesh me këtë grup mediatik i pacensuruar dhe i pa kushtëzuar në opinionet e mia.

Këto media kanë krijuar një model lirie duke lejuar flukset e mendimit si të opozitës ashtu edhe atë të pushtetit!

Goditja anësore mbi një biznes ku në bazë të dokumenteve duken ndërtime me leje, në fakt është goditje thelbësore ndaj medias!! Në një mënyrë më të sofistikuar po kthehemi mbrapsht në kohë kur digjej gazeta “Koha Jonë”, digjej gazeta ashtu halldupshe se pronari Nikollë Lesi asokohe nuk kishte prona të tjera ku të bëhej me gjasme! Irfan Hysenbelliu ka.

Po ashtu më vonë është goditur gazeta “Tema” dhe gjobitur Televizioni kombëtar “Top Chanel” me 11 milionë euro si forme e pastër presioni i qeverisë së kohës megjithëse më vonë kjo gjobë nuk u pagua.

Dikur vetë Kryeministri aktual Edi Rama me gjasë qe rrahur brutalisht për qëndrimet, mendimet dhe fjalët dhe vështirë aso kohe që dikush të besonte se ai vetë do godiste mediat të cilat e shqetësojnë politikisht!!

Kjo që po ndodh është një përsëritje e historisë por pas 32 vitesh pluralizëm rikthimi tek modelet e totalitarizmit është dramatik!!

Ngjarje kësodore lënë shenjë në ndërgjegjen kolektive. Qeveria duhet të tërhiqet sa më parë dhe të kompensojë dëmet e shkaktuara!!! Edi Rama duhet të tërhiqet e kundërta e tërheqjes është minim i lirisë së mediave, minim i demokracisë.

Zjarr Tv Ad