Kriza te Barcelona në lidhje me aspektin ekonomik dhe vështirësitë që po has në këtë drejtim, ka bërë që të reduktohen ndjeshëm mundësitë për të firmosur me disa nga lojtarët kryesorë që ajo dëshiron ti mbajë pranë saj.
Problemi më i madh i katalanasve është prapavija, repart që kërkojnë ta përforcojnë për të mos vijuar ecurinë e dështimëve të së kaluarës. Gjigantët e La Ligas i kanë thënë lamtumirë Aymeric Laportes dhe Matthijs De Light, të cilët ndiqeshin prej kohësh nga kuq e blutë.
Francezi e kishte humbur prej kohësh vendin e titullarit tek Manchester City për arsye se Pep Guardiola preferoi dyshen John Stones – Ruben Dias. Drejtuesit e ‘Blaugranëve’ u vunë përpara detyrimit të shitjes së ndonjë elementi siç mund të ishte Samuel Umtiti ose Clement Lenglet, por në adresë të tyre nuk ka mbërritur asnjë ofertë, fakt që e ka vënë me shpatulla pas muri Barcelonën.
Problematika ekonomike duhet domosdoshmërisht të shoqërohet me shitje të bujshme sepse në të kundërt do ta kishte gati të pamundur për të vënë në praktikë transferimet në ‘’Camp Nou‘’. I preferuari i radhës për 26 herë kampionët e La Ligas është Matthijs de Light. Historia me holandezin ka filluar që në kohën kur mbronte ngjyrat e Ajax Amsterdamit por kalimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ në verën e 2019- s u cilësua si një dush i ftohtë për spanjollët .
Pavarësisht se fillimi ka rezultuar i vështirë për 21-vjeçarin për arsye të konkurrencës me Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin, me kalimin e kohës Matthijs de Light e ka treguar se mund të shndërrohet në një referent në mbrojtjen e ‘’Zonjës së Vjetër‘’ e cila as që nuk i ka dhënë shansin Barcelonës për fillimin e negociatave sepse besojnë fuqishëm se do të japë një kontribut të vyer në sezonin vijues.




