Firmosi dekretin për Bajram Begajn, Meta zbulon prapaskenat: Kam biseduar në qeveri me…

0
123

Preisdenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka deklaruar se para firmosjes së dekretit për Presidentin e ri Bajram Begaj, ka komunikuar zyrtarisht vetëm me ministrin e Mbrojtjes dhe nuk ka patur asnjë komunikim me kryeministrin Rama.

“Nuk kam patur asnjë komunikim me Ramën. Kam patur komunikim me ministrin e Mbrojtjes dhe ka patur një komunikim zyrtar. Dekreti është bërë në presidencë sepse zyra që protokollon është atje”, tha Meta.

I pyetur nëse mazhoranca “kapi edhe Presidencën” me presidentin e ri të propozuar nga vetë ata, Meta tha se koha do ta tregojë, teksa i uroi Begajt suksese në detyrën e re.

“Presidentit nuk i përgjigjen për çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me siguinë kombëtare, me plotësimin e intitucioneve të drejtësië dhe me shumë çështje të tjera.

Unë dëshiroj që të jetë një president konsensual, të jetë një president që të mbrojë Kushtetutën. Smund ta them e ka kapur apo se ka kapur se do të paragjykoja kandidatin, koha do ta tregojë. Qëllimi i kësaj mazhorance është kapja e çdo institucioni”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad