E mërkurë, Korrik 22, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Fitoi titullin pas 26 vitesh, Infantino ka një mesazh special për Partizanin

Fitoi titullin pas 26 vitesh, Infantino ka një mesazh special për Partizanin

0
23
Zjarr Televizion Adccccc

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe nëpërmjet tij edhe klubit kampion të këtij edicioni në Kategorinë Superiore, KF Partizani.

I dashur President

U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Me gëzim të madh e përgëzoj ekipin për titullin kampion, të cilin e prisnin që nga 1993, dhe të 16-tin në total.

“Kjo është pa dyshim rezultati i përpjekjeve dhe një pune të palodhshme, dhe i gjithë stafi dhe personat e përfshirë duhet të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Përcillja përgëzimet e mia lojtarëve, trajnerit, administratorëve, stafit teknik dhe mjekësor , gjithashtu edhe tifozëve të saj. I inkurajoj ata të vazhdojnë punën me vendosmëri dhe përkushtim.

“Ne emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falenderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, për ndihmën e shpërndarjes së mesazheve pozitive për futbollin, dhe praktikimit të kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve.

Me kënaqësi pres t’ju takoj së shpejti në Paris, me rastin e Kongresit të 69-të FIFA-s.

Me respekt,

Gianni Infantino”-shkruhej në mesazhin e dërguar nga kreu i FIFA-s.

 

Zjarr Tv Ad