Flet daja i 3-vjeçarit që ndërroi jetë në kopsht: Djali kishte një shenjë në qafë, kërkojmë drejtësi

0
58

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Fier ku një fëmijë 3 vjeç ndërroi jetë sot në kopësht. Daja i të miturit ka dhënë dëshminë e tij, duke u shprehur se doktori i kishte informuar se 3-vjeçari kishte mbërritur pa shenja jete në spital dhe se në qafë kishte një shenjë.

Ai bën thirrje për drejtësi për të zbuluar shkakun e vdekjes së të voglit.

“E çuam djalin në mëngjes në kopësht për të mësuar dhe edukuar. Tani na erdhi lajmi “ejani se djalin e keni keq”. Erdhëm në urgjencë dhe takuam doktorin. Doktori na tha se djali kishte një shenjë në grykë, na tha se djali erdhi në spital pajetë. Kërkojmë drejtësi për vde*kjen e djalit”, u shpreh daja.

Zjarr Tv Ad