Deputetja demokrate Flutura Açka në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka komentuar vendimin e Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.
Ajo u shpreh se Berisha tregoi dje që ka një plagë, ndaj të gjithë duhet ta ndihmojnë që të shërohet nga vetvetja.
“Kur kam ardhur në PD, mendova që dija shume, por në fakt e kam mësuar në bazë, me njerëz të ndershëm. Nuk është thjesht me kë je, me Bashën a me Berishën. E kam votuar Berishën 30 vite, me kënaqësi, mjaft që demokratet janë në pushtet. Berisha ka një plagë, ne duhet ta ndihmojmë të shërohet nga vetvetja. Dje tregoi qe nuk e bën dot, sot na duhet ta bëjmë ne”, tha Flutura Açka.




