Flutura Açka shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Humbës ekzemplar, një përçarës që nuk ka shok…

0
157

Politikania dhe shkrimtarja Flutura Açka ka shpërthyer në akuza ndaj ish-bashkëpunëtorit politik Gazment Bardhi, duke e akuzuar këtë të fundit se është një përçarës brenda Partisë Demokratike, “një fashist” që ka përdorur mediat kundër miqve.

Reagimi i saj vjen pas lajmeve se kush do ta marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD në Kuvendin e ri të shtator, dhe aludimeve se drejtues mund të jetë Bardhi.

Postimi i plotë:

Gazi, nuk vuan nga marazi

Dëgjoj lart e poshtë gjithfarë brengash se kush do të jetë Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, së asaj cope të rrudhur e të katandisur, edhe nga dorëzania naive a perfide e Gazit.

Me statut, me staturë, me besnikërie publike ndaj Sali Berishēs, por edhe sepse është mirëfilli politikan, i takon Luçiano Boçit. Unë kam qejfprishje me të prej sjelljes që nuk e meritoja prej tij në fushatën zgjedhore të vitit 2021. Por kjo nuk më pengon të them të vërtetën. Atij i takon të jetë Kryetar Grupit Parlamentar të PD-së në shtator të këtij viti, sepse në foltore do t’i thotē dy fjalë të mençura.

Nëse z. Berisha vendos t’ia japë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së z. Bardhi, një humbësi ekzemplar, një përçarësi që nuk ka shok, një “fashisti” të vogēl mikrofonash dhe piromani karrigesh, një kepërdorësi të medias, dhe të miqve, kundër miqve, do të thotë i ka borxhe të mëdha, pse jo, edhe rikontrollin e PD-së.

Se kur ka filluar kjo “miqësi”, douhet parē me kujdes në ditët në vijim. Mund të ketë qenë qysh në krye, dhe nuk e kemi ditur. Pra, ai na shihte në sy, na e shante Sali Berishën (të cilin nuk e njihja, as sot nuk e njoh nga afër dhe flas për të vetëm politikisht), dhe ndërkohë bashkëpunonte me të gjithë kohën. Shenjonte kështu edhe rebelët, të cilët i persekutoi. Nga darka e Ukës kanë nisur? Besoj më herët.

Nēse z. Bardhi bëhet kryetar i Grupit të PD-së, ai ka qenë në lojë të plotë, jo thjesht se i dogji barku me bashku PD-në, jo thjesht nga pakënaqësia e humbjes ndaj Lulzim Bashës. Sepse, Lulzim Basha nuk mundi të fitojë më 2021 me 30 mijë vota, ndërsa Sali Berisha humbi thellë me 330 mijë vota më 2025.

Se cili ka qenë roli i secilit prej tyre në këtë pazëll, nē pak javë do të jetë shumë e qartë. Ndoshta u fortifikua enkas PD-ja për të ngritur alibinë epike të 8 janarit! Ndoshta, edhe prandaj na la në rrugë Amerika, të cilës, mbase kemi dashur t’ia hedhim!

Kureshtare jam për cubërinë politike!

Zjarr Tv Ad