FOTOLAJM- “Dita pa makina”/ Betonieret në rresht në qendër të Tiranës

0
42

Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë “Dita pa makina”. Sot qytetarët kanë lëvizur pa mjetet e tyre, pasi nga ora 09:00 deri në orën 15:00 qarkullimi në disa rrugë të qytetit ka qenë i kufizuar.

Teksa rrugët janë thuajse bosh nga makinat, një sërë betonieresh janë vendosur në rresht pranë ish ekspozitës, teksa po shtrohet beton, duke shkelur kështu vendimin e qeverisë për ditën pa makina.

Nga fotot tregohet qartë shkelja nga betonieret që lëvizin nëpër rrugë.

Zjarr Tv Ad