FOTOLAJM/ Roja i selisë së PD: Dy zonja nga Kisha e Laçit erdhën sot dhe ndezën qiri, për mbarësinë e Partisë

0
94

Pëllumb Matraku, një nga personat e parë që dha dorëheqjen nga puna në PD kur partia u nda mes Berishës dhe Bashës, është rikthyer përsëri pas tryezës së recepsionit, sapo kontrollin e mori Grupi i Rithemelimit. Tre ditë më parë, Flamur Noka e riktheu në detyrë rojen historik të PD.

Sot, Pëllumb Matraku ka ndarë një foto në rrjetet sociale dhe tregon se dy zonja kanë shkuar në selinë blu direkt nga Kisha e Laçit dhe kanë ndezur atje një qiri, për mbarësi. “Sot erdhën dy zonja demokrate direkt nga Kisha e Shna Ndojt dhe ndezën një qiri për mbarësi”, shkruan Pëllumb Matraku dhe ndan foton e mëposhtme.

Zjarr Tv Ad