Deputetët kanë një axhendë të ngjeshur gjatë ditës së tyre. Veç Parlamentit, të përditshme janë edhe komisionet parlamentare, që zgjasin me orë. Janë pikërisht këto aktivitete që marrin kohën e tyre dhe i diktojnë ditën.
E themi këtë për të përshkruar këtë foto të shkrepur nga paparaci ynë. Ajo që shihni në foto është deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu që duket se ka lënë për disa minuta komisionin për t’u marrë me djalin e saj.
Ashtu si shihet, nxitimthi ajo ka përcjellë djalin e saj adoleshent pasi ka qëndruar disa minuta me të. Duket se takimi ka qenë i shkurtër, duke u rikthyer sërish te kolegët, si dhe tek axhenda që e priste brenda Kuvendit.




