Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Çupi tha se Sali Berisha Berisha e ka kthyer Partinë Demokratike në një organizatë kundër SHBA.
Komenti i Çupit:
“Tani në Partinë Demokratike do të ketë zhvillime të shumta. Partia Demokratike është një parti me orientim kryesisht islamik, lindor. Por tani kthehet dhe simbolikisht në një Palestinë. Në një vend sfide, shpërthimesh, krizash. Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pavullnetshme, e detyruan.
Tani Berisha e ka kthyer Partinë Demokratike në një organizatë kundër SHBA. Partia Demokratike me lëvizjet e fundit e mori kauzën personale të Berishës dhe është pozicionuar hapur në sfid më amerikanët. Berisha akuzohet për gjëra edhe më të rënda së shpërdorimi i detyrës”, tha Çupi.




