Vala e shkarkimeve e nisur me riformatimin e kabinetit qeverisës në fund të vitit që shkoi duket se ka shkaktuar një efket zinxhir edhe në disa institucione të tjera shtetërore.
Gjithashtu janë shkarkuar sot nga detyra dy drejtuese të larta, Drejtoriesha e Doganave Belinda Ikonomi dhe Drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjerro.
Zëvendësuesi i Ikonomit te Doganat do të jetë Arlind Gjokutaj, më herët Drejtor i Pastrimit të Parave, ndërsa Vjerro do të zëvendësohet nga Enton Duro, drejtor në ministrinë e Financave.
Mësohet gjithashtu se zonja Ikonomi pas largimit nga Doganat do të bëhet zëvendës ministre e Ekonomisë. Ndërkohë që nuk dihet posti q♪7 do të mbajë Vasilika Vjerro në të ardhmen. Deri më tani nuk dihen as arsyet e shkarkimit të dy zonjave nga detyra.




