Gara për PP, aplikimi i Arta Markut për Kryeprokurore mbërrin në KLP

0
14

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku kërkon të mbajë postin e saj me mandat kushtetues.

Një ditë pasi dorëzoi emrin, aplikimi i Arta Markut për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, ka mbërritur në zyrën e KLP brenda afatit të përcaktuar.

Arta Marku me shpalljen e kandidaturës do të sfidojë edhe tre kandidatët e tjerë, të cilët ditë më parë u regjistruan në garë për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme.

Deri tani janë futur në garë avokati i njohur Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë.

Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë. Afati përfundimtar është 29 prilli por përshkak të pushimeve shtyhet deri më 2 maj.

KLP ka hapur garën për postin e kryeprokurorit, pasi qysh në fillim, Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme. Prokurorët aspirojnë mandatin 7-vjeçar, ndërkohë që Arta Marku nuk është shprehur nëse do të rikandidojë.

 

Zjarr Tv Ad