Me sloganin e ri intrigues TRING na zbulon se rrugëtimi sportiv i
platformës më të madhe e gjithëpërfshirëse në vend është nisur drejt
destinacioneve të reja.
Për 4 SEZONE radhazi, 2025-2029, BUNDESLIGA dhe BUNDESLIGA 2 do
të transmetohen ekskluzivisht në kanalet TRING SPORT, për kënaqësinë
e çdo tifozi të zjarrtë në Shqipëri dhe Kosovë, duke konfirmuar kështu
supremacinë e platformës lider në transmetimet televizive.
E gjithë paketa e plotë e ndeshjeve, që do t’i bëjnë fundjavat edhe më
elektrizuese.
Një nga ligat më prestigjioze dhe të rëndësishme në planet, një kulturë
e mirëfilltë futbolli, aty ku çdo klub është unik, ku pasioni është moto,
sepse futbolli më i bukur luhet me zemër, sepse vetëm ashtu
adrenalina e fushës së blertë shndërrohet në entuziazmin e zemrave që
rrahin me ritmin gjerman.

Një pasion që pushton globin, sezon pas sezoni, javë pas jave.
Një surprizë e bukur dhe e rëndësishme kjo për të gjithë fansat
shqiptarë, aq shumë të apasionuar pas ekipeve dhe fanellave gjermane.
Por edhe një konfirmim i rëndësishëm për platformën që transmeton
kompeticionet më të rëndësishme sportive botërore, si Uefa
Champions League, Serie A, NBA, Moto Gp, Coppa e Supercoppa
Italiana, Superligën Portugeze etj… Tanimë gati të hidhet drejt një
eksperience të re të pakrahasueshme, dedikuar çdo tifozi.
Sepse tashmë e dini, s’ka tifoz pa Tring!




