Rusia po përgatitet që të testojë raketat e saj të reja balistike interkontinentale, për të cilat pretendohet se mund të thyejnë çdo mbrojtje. Peshon 208 tonë dhe ka një rreze prej rreth 9977 kilometrash.
Prezantimi i raketës është shtyrë disa herë për shkak të problemeve në testime.
Zv/ministri rus i Mbrojtjes Krasnaya Zvezda tha se testimet do të kryhen shumë shpejt. “Në të ardhmen e afërt do të ndërmarrim teste fluturuese të këtij kompleksi raketash”, tha ai.




