“Gazetare tallavaje”, Diana Ziu bën deklaratën e papritur për 2 moderatoret shqiptare: Po si mund të flasin ato fjalë të pista?!

0
498

Kompozitorja dhe kritikja e artit Diana Ziu, teksa po komentoi mbrëmjen e djeshme këngën e Ronela Hajatit që na përfaqësoi në Eurovizion, nuk i kurseu kritikat edhe për dy gazetaret Dasara Karaiskaj dhe Fjodora Fjora.

Ajo shprehet se i kanë lënë shije të hidhur debatet televizive post-Festival, ku veçon gazetaret Dasara Karaiskaj dhe Fjodora Fjora.

Ziu: Nuk mund të flasë një gazetare ato fjalë të pista që ajo tha, që unë nuk i them këtu. Ça kulture ka ajo. Kush e njeh si gazetare kulture, ça ka bërë. Bëhet fjalë për një vajzë që e kishte emrin Desara. Ulëritën më shumë se sa vet kënga që ishte atje. Tashi o bëje emisionin tamam ose mos e bëj. për të rritur audiencën nuk bëhet duke thirrur tallavanë e këtyre gazetareve. Ishin shumë qesharake, diskutimi që bëri edhe njëra edhe tjetra. Mu duk e pabesueshme që po e shihja në një kanal kaq të rëndësishëm. Kjo gjë më bëri të vijë deri këtu.

Zjarr Tv Ad