Gazetarët i kërkojnë të futen në seli, Bardhi: Po kryhen punime, s’ka dyer e dritare të blinduara

0
58

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaroi se janë të përgatitur për të shmangur çdo përballje dhune mes demokratëve. Ai deklaroi se në PD nuk ka asnjë derë apo dritare të blinduar, ndërsa nënvizoi se media nuk lejohet të futet në seli, pasi po kryhen punime.

“Ajo që po thoja është që është fakt i njohur publik që në selinë qendrore të PD po kryhen punime. Janë duke u bërë punime nga më të ndryshme. Me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët është detyra jonë për të marrë masa për të shmangur përplasje mes demokratëve. Nuk mundemi ne që Berisha ka humbur arsyen dhe ne të lejomë këtë show e t’ia bëjmë këtë dhuratë Edi Ramës. Berisha po përplas demokratët me demokratët për interesin personal. Interesi ynë është të shmangim përplasjen me demokratët. Nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyre të PD.

Çdo zyrë të PD kanë të njëjtat zyra dhe dritare që kanë pasur. Dritaret me blind nuk janë përforcuar me hekur. E vetmja derë e përforcuar me hekur është vetëm ajo e impianteve. Brenda selisë qendrore janë duke punuar. Është problem edhe për administratën. Media interesin më të lartë të vetin kanë se çfarë ngjyre po lyhen muret e PD, por kjo ka zero interes për interesin publik. Rëndësi ka transparenca. Dyert e PD nuk hapen sepse janë duke kryer punime. Ajo që po them është se nuk kam premtuar që do t’ju fus brenda PD për t’ju shuar kureshtjen. Nesër në selinë e PD do të jetë një ditë normale pune, duke filluar nga kryetari i partisë, nënkryetarët, deputetët dhe anëtarët e këshillit kombëtar. Është një ditë normale pune për PD. Është një ditë anormale nga shoqata ‘non grata’.

Është e paimagjinueshme që të ftohen demokratët të ushtrojnë dhunë ndaj demokratëve. PD financohet privatisht dhe nga buxheti i shtetit, çdo harxhim i saj është publik.

Nuk ka asnjë person të maskuar në selinë e PD. Nuk ka asnjë person me precedent në seli. Nuk ka kriminelë, secilën prej këtyre kategorive vëzhgojeni në kohën që në seli ndodhet Sali Berisha. Ne do të respektojmë 90% të vullnetit të anëtarëve të PD dhe njësisë tetë, të cilët kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen. Kanë braktisur shoqatën non grata të Sali Berishës dhe kanë vendosur t’i shërbejnë interesit të demokratëve dhe Shqipërisë”, tha Bardhi.

Zjarr Tv Ad