Gazetari: Veliaj është në depresion, ka pirë 30 litra raki në qeli

0
166

Gazetari Poli Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me gjendjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej muajsh në paraburgim.

I ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews, Hoxha tha se sipas burimeve të tij nga gardianët e burgut, Veliaj ndodhet në depresion të thellë dhe ka konsumuar 30 litra raki gjatë periudhës që ndodhet i burgosur.

“Është në një gjendje shumë të rënduar. Informacionet i kam nga brenda – nga vetë gardianët. Më thonë se pi pa kontroll, rreth 30 litra raki, dhe është në gjendje të rëndë emocionale”, deklaroi gazetari.

Veliaj ndodhet prej 6 muajsh në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt. Ai është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Zjarr Tv Ad