Gazetarja: Nesti Angoni është Blendi Gonxhe, zgjedhjet për Bashkinë Tiranë do të mbahen në korrik

0
4

Analistja Anduena Llabani deklaron se në muajin korrik do të mbahen zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe thotë se Nesti Angoni do të jetë në krye të bashkisë së kryeqytetit, madje përmend dhe emrin e Blendi Gonxhes si pasuesin e Erion Veliajt.

Nga studio e “MCN Live”, ajo tha se Erion Veliaj e ka përmendur në qeli se Blendi Gonxhe është Nesti Angoni dhe këtë e kanë zbuluar përgjimet ambientale.

Pjesë nga deklarata e Llabanit:

Dje Erion Veliajt iu shtua një akuzë dhe iu rëndua gjendja ligjore dhe sekuestrim pronash që janë të tyre, pro të regjistruara në emër të tjetër kujt.

Çifti Veliaj do të rëndohen me një tjetër akuzë për mos deklarim të të ardhurave që kanë.

Kërkesa për arrestimin e Veliajt u bë në dhjetor dhe kjo u pasua nga udhëtimi i tij në SHBA ku kishte dhe mbështetjen e Soros dhe ku ju premtua se nuk do arrestohej deri për zgjedhje.

Ai u tradhtua nga brenda partisë. Flasim për zgjedhjet që do bëhen në korrik. Nesti Angoni do të marrë Bashkinë e Tiranë.

Në përgjimet ambientale që janë bërë në qelinë ku qëndron Veliaj, është përftuar dhe emri i personit që është Nesti Angoni.

Se Veliaj në komunikimet nga qelia ka komunikuar me shumë personazhe të njohur, por jo vetëm mediatik.

Bëhet fjalë edhe për persona brenda partisë me të cilët ka komunikuar. Njëri prej tyre është Blendi Gonxhe.

Do të shohim çdo thuhet në dosje dhe nëse Gonxhe do jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë.

Flitet nga burime se në korrik do të kemi zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, kemi pastrimin e të gjithë bashkisë nga njerëzit e Veliaj.

Sinjalet e goditjes së Erion Velijat janë kapur në paraburgim.

Nëse lufta ka nisur brenda Partisë Socialiste kjo është parë në mënyrën se si është sjellë kryetari i PS, me deklaratat e papritura ndaj Veliajt.

Nga survejimet dhe përgjimet ambientale dhe telefonatave në qeli, ka rezultuar se Erion Veliaj ka komunikuar dhe kërcënuar personin në fjalë.

Pse nuk kërcënoi person tjetër? Nëse Blendi Gonxhe ka qenë një nga emrat më të përfolur për Bashkinë e Tiranës, e kanë identifikuar si armikun kryesor të Erion Veliajt.

E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata.

Zjarr Tv Ad