E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja Mirela Milori zbuloi hapin e radhës të opozitës.
– Advertisement –
Ajo tha se shumë shpejt kreu i PD-së, Sali Berisha, do të nisë një tur takimesh me qytetarët.
“Me sa di, Berisha do të nisë një tur. Ndoshta e kam edhe informacionin të gabuar, por di që Berisha do të nisë një tur. Opozita duhet të jetë më e vërtetë me njerëzit. Kjo opozitë vjen nga trauma, nuk është më e fuqishme. Berisha humbi partinë, e rimori partinë, pra është një opozitë që ka kaluar krizat e saj dhe nuk është një opozitë e fortë. Këta njerëz i kemi parë herë pro Berishës, herë kundër, ndërsa baza është çorientuar dhe distancuar. Ndërkohë, përballë saj është mazhoranca, e cila funksionon “on bllok”, me të gjitha mjetet e saj. Opozita duhet të jetë e vërtetë dhe të thotë, po, këtu jemi, me këto probleme që kemi. Vijmë nga kriza dhe po përpiqemi të dalim prej saj. Për mua, opozita duhet të jetë e sinqertë me qytetarët dhe të mos bëjë sikur jeton në një ishull paralel, ndërsa flet për ngjarjet që ndodhin në ishullin përballë”, u shpreh Milori.
I pranishëm në emision ishte edhe deputeti i PD-së, Luciano Boçi, i cili e konfirmoi lajmin.
“Ky është hapi i parë,” tha Boçi.




