Milirdieri George Soros e kam quajtur fillimin e sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt si fillimin e Luftës së Tretë Botërore.
“Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt ishte fillimi i një lufte të tretë botërore që ka potencialin të shkatërrojë qytetërimin tonë. Pushtimit i parapriu një takim i gjatë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping më 4 shkurt – fillimi i festimeve të Vitit të Ri Hënor Kinez dhe Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Në fund të atij takimi, të dy presidentët publikuan një dokument prej 5000 fjalësh, të hartuar me kujdes, që njoftonte një partneritet të ngushtë midis dy vendeve të tyre.
Dokumenti është më i fortë se çdo traktat dhe duhet të ketë kërkuar negociata të detajuara paraprakisht”, u shpreh Soros.
Filanntropi Soros publikoi një shkrim në gazetën austriake “Der Standard” me titull:
Vladimir Putini dhe rreziku i luftës së tretë botërore”. Ai beson se ushtria ruse është në gjendje të keqe dhe se Ukraina mund të fitojë me ndihmën e Perëndimit.




