Gjata: Ndërkombëtarët s’kanë besim tek Rama, asgjë nuk lëviz pa lejen e kryeministrit

0
104

Përfaqësuesi i PD-së Çlirim Gjata, në një intervistë në Syri TV me gazetaren Armela Ferko, theksoi se ndërkombëtarët nuk kanë më besim tek Edi Rama.

Gjata u shpreh se dihet tashmë botërisht se në vendin tonë, asgjë nuk lëviz pa leje nga Rama.

“Ne kemi bërë kallëzim për kreun e Bashkisë së Lushnjës, edhe raste të tjera, plot. SPAK-u po nuk hyri brenda unazës së Tiranës, ta harrojë se i beson njeri me këta punë që po bën. SPAK duhet të hyjë në Unazën e Tiranës. Kemi bërë kallëzime për vende pune në periudhë zgjedhore, për favore në periudhë zgjedhore, kemi denoncuar në Elbasan gjithçka që ka dalë në publik, për vjedhje në zgjedhje. U blenë vota me legalizime. Reforma në drejtësi po devijon nga rruga e drejtë. Rama dhe miqtë e tij po bëjnë gjithçka që ta kapin reformën. Faktori ndërkombëtar nuk flet më Ramën dhe shokë, sepse nuk kanë më besim tek ta. Rama emëron kë të dojë në organet e reja të drejtësisë, njerëz të tij të afërt. Ndërkombëtarët s’kanë më besim tek Edi Rama”, tha Gjata.

Çlirim Gjata vlerësoi se Rama në takimin që kishte me kryebashkiakët foli si Sekretari i Parë i Partisë, madje duke kërcënuar ata.

“Rama foli si Sekretari i Parë i Partisë. Kjo është gjuha e Sekretarit të Parë, nuk është gjuhë në kohë demokracie. Nuk ngeli sipërfaqe toke e vazo luleje që nuk u mboll me kanabis. Pasi doli ministri Tahiri i përlyer me krimin, dolën shefat e policisë të përzier me kriminelët dhe trafikantët. Nuk lëviz asgjë për Ramën. Rama kërcënon si Sekretari i Parë. Iu thotë do iu çoj në SPAK, pse kryeministri e çon në SPAK? Pse nuk thotë Rama se do kallëzoj unë në SPAK kryebashkiakët, sepse ka frikë për veten, se mos ndonjë vartës i thotë “nuk keni parë asgjë akoma”, se mund të ketë përgjime etj. Nëse SPAK nuk hyn në Unazën e Tiranës, tregon se është nën urdhrat e Ramës. PD është duke bërë analizë të brendshme dhe do zgjidhet Këshilli Kombëtar, opozita po bën punën e vet duke luftuar centimetër për centimetër. PD rikuperoi 200 mijë vota, edhe me masakër elektorale”, përmbylli Gjata./SYRI.NET

Zjarr Tv Ad