Mbrëmjen e sotme do të startojë edicioni i 63- të i Festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në teatrin “Migjeni”.
Eventi më i rëndësishëm i këtij zhanri në Shqipëri për tre netë me radhë, 30 dhe 31 maj, 1 qershor, do të sjellë një atmosferë fantastike për Shkodrën.
Organizatorët kanë menduar që Festivali të jetë i aksesueshëm “live” nga të gjithë, në sheshin para tetarit “Migjeni”, ndërsa ata që nuk mund të jenë fizikisht, mund ta ndjekin përmes transmetimit të RTSH- së.
Përveç konkurrimit të këngëve, nuk do të mungojnë edhe emra të njohur si të ftuar: Nikol Çabeli, fituese e Junior vjet, Alis Kallaçi, Myfarete Laze, Robert Radoja, Inva Mula.






