Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar tre ditë më parë, në kuadër të një operacioni të madh që u zhvillua në qytetin bregdetar, pas dhunimit të vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj.
Këta dy shtetas u përplasën me makinë në autostradën Tiranë-Durrës dhe njëri prej tyre u mor peng. Menjëherë Policia u vu në ndjekje dhe autorët u detyruan të lironin një nga vëllezërit që morën peng. Pendimi i tyre në polici zbardhi disa vrasje dhe ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vend.
11 të arrestuarit të përfshirë në ngjarje kriminale janë njohur sot me masat e sigurisë, pasi togat e zeza kanë dhënë për ta “arrest në burg”. Po ashtu, masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë dhe për dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët kanë qenë të ndarë nga të arrestuarit e tjerë. Fatjon Hajdari ishte i vetmi që u la i lirë.




