Vrau babanë/ Burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj

0
22

Gjykata ka vendosur arrest në burg për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj i cili vrau babanë me sende të forta pas një konflikti tre ditë më parë.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ka qenë i pranishëm asnjë i afërm i 37-vjeçarit, i cili nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin e rëndë.

“Nuk mund të them nëse është penduar apo jo, nuk ka derdhur lot”, deklaroi jashtë seance avokati mbrojtës.

37-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai deklaroi në polici se babain e kishte vrarë pas një sherri në mbrëmje kur i kishte kërkuar që të gjente punë.

Zjarr Tv Ad