ëllai i Ragip Hajdinit, i ndaluar si personi që njihet me nofkën “daja’ në grabitjen e Rinasit, thotë se vëllai i tij nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Mustafa Haxhiajdini, vëllai i i Ragip Hajdinit, i cili mësohet se ka ndryshuar mbiemër gjatë luftës në Kosovë, ka pranuar të ketë njohje me familjen e Admir Muratajt. Ashtu si i vëllai edhe Mustafa Haxhiajdini ka deklauar se kanë qenë në varrimin e tij në Tropojë.
“Im vëlla nuk ka lidhje me grabitjen. Kemi njohje me familjen Murataj. Ishim në varrimin e Admirit në Tropojë. Nëse im vëlla ka lidhje me ngjarjen, le të mbahet në burg, por Prokuroria duhet të sjellë provat. Të vërtetojë përfshirjen e vëllait tonë në grabitje, dhe nëse kjo vërtetohet le të dënohet edhe me 30 vite burgim, jam i gatshëm t’ja firmos unë dënimin”, u shpreh për mediat vëllai i Ragip Hajdinit.
Arrestimi i vëllait të tij është bërë sipas tij, vetëm për shkak të lidhjeve miqësore dhe familjare me Admir Muratajn, grabitësin që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes së 9 prillit në Rinas.




