Gramsh/ Makina përpihet nga flakët e zjarrit

0
42

Pak çaste më parë në qytetin e  Gramshit një makinë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Automjeti i tipit ‘Renault’ me targë AA986H në pronësi të qytetarit me iniciale A. R., banues në Mjekës të Elbasanit, është përfshirë nga flakët rreth orës 11:30 në lagjen ’35 vjetori’ në Gramsh.

Dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe zbulimin e rrethanave të saj.

Zjarr Tv Ad