‘Greqia është agresive në negociata’, Beja n Nëse zgjerimi prek ishullin e Othonoi dhe Erikusës cenohet direkt deti territorial shqiptar

0
106

Deklarata e Greqisë për zgjerimin me 12 milje është një e drejtë legjitime që ia jep konveta por duhet të aplikohet vetëm aty ku nuk cenohet deti territorial i Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e ish-komandatit të flotës detare Vladimir Beja

Beja është ndalur tek kjo çështje duke theksuar se nëse Greqia synon të zgjerohet me 12 milje në veri të ishullit Othonoi dhe ishullit të Erikusës cenon direkt detin territorial shqiptar dhe zonën ekonomike ekskluzive.sh-kryenegociatori i Shqipërisë në marrëveshjen për detin me Italinë në vitin 1990 ka dhe një këshillë për qeverinë shqiptare që të mos ngutet për negociatat me palën greke e cila është shumë agresive, ndryshe nga Italia që tregoi shumë ndershmëri dhe bonsens në negociatat për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve në vitin 1990.

Zjarr Tv Ad