“Grevë e përgjithshme në të gjithë vendin”- Berisha: Pedagogët dhe studentët i dhanë përgjigjen e merituar qeverisë hajdute të Edi Ramës

0
54

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur protestën e pedagogëve që ka vijuar edhe në nisje të vitit të ri akademik deri në plotësimin e kushteve të tyre.

Berisha shkruan se punonjësit dhe studentët i kanë dhënë përgjigjen e merituar cinizmit dhe arrogancës së Ramës dhe qeverisë së tij hajdute.

“Sukses i plotë i grevës së përgjithshme të Universiteteve të vendit!

Nderim për pedagoget, punonjësit dhe studentët e Universiteteve, që me thirrjen e sindikatave të tyre i dhanë përgjigjen më të merituar cinizmi, arrogancës dhe vjedhjeve të Edi Ramës dhe qeverise së tij hajdute! Sb”, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad